Katër persona të arrestuar për vjedhje në Mitrovicë

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’, raste këto të raportuara javë më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 24 dhe 25 nëntor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar:

B. 20 vjeçar m/sh/k

B. 17 vjeçar m/sh/k

H. 18 vjeçar m/sh/k

D. 17 vjeçar m/sh/k

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar: një biçikletë, një sonny play, dy dirigjues sonë, një zmadhues zëri, një adapter, veshmbathje, disa palë këpucë, një shufër metalike

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme