Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Të paktën katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Policia ka njoftuar se një rast raportohet të ketë ndodhur më 1 shkurt në Prishtinë, për çka është dërguar në mbajtje i dyshuari.

Një rast tjetër është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë më 3 prill. I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj familjares së tij që ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se dy raste tjera janë raportuar të dielën në Fushë-Kosovë dhe Malishevë. Nga rasti i fundit janë arrestuar dy persona që dyshohet se janë rrahur mes vete.

Pas trajtimit mjekësor që u është ofruar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Për rastin në Fushë-Kosovë thuhet se një person është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar një grua brenda familjes pas një mosmarrëveshjeje.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme