Katër shqiptarë preken nga Coronavirusi në Greqi

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Mes rreth 100 të prekurve nga koronavirusi në Greqi gjenden edhe katër shqiptarë.

Mediat greke bëjnë me dije se katër shqiptarët janë me origjinë nga Saranda dhe jetojnë në ishullin Zakynto të Greqisë.

Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeç. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një minimarket, gjithashtu kryesisht sezonale.

Për të shfrytëzuar pushimet, dy çiftet udhëtuan në Egjipt dhe Izrael. Nga grupi i madh i udhëtarëve kanë rezultuar pozitivë. Një 66 vjeçar pjesë e këtij grupi ku ishin edhe shqiptarët ka ndërruar jetë. /abcnews.al

Të ngjashme