Katër të vdekur dhe 157 të infektuar sot në Kosovë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë vdekur dhe 157 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, ndërsa janë 154 janë shëruar.

Sipas njoftimit nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, këto rezultate kanë dalë nga 511 mostra të marra.

Numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.

Të ngjashme