Katër të vdekur e 227 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 persona e janë shënuar 227 raste të reja si pasojë e COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.010 mostra të dyshuara për koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.

Të ngjashme