KD miratoi Draft Statutin e UKZ-së

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Drejtues i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka miratuar Draft Statutin e  UKZ-së.

Kështu pas një pune të gjatë disa vjeçare, dhe i cili paraprakisht ka kaluar edhe në Senat, me miratimin e sotëm nga anëtarët e Këshillit Drejtues, Draft Statuti do të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për ta proceduar  në Kuvendin e Kosovës.

Universitetit “Kadri Zeka”  shpreson që para fillimit të sivjetëm të Vitit të Ri Akademik, Kuvendi i Kosovës ta miratojë Draft Statutin e UKZ-së.

Të ngjashme