Dreshaj, KDI: Kuvendi joproduktiv, marrëveshjet ndërkombëtare e ligjet e sistemit të drejtësisë të trajtohen me priorite

Prishtinë | 21 Jan 2024 | 08:15 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përkundër ekzistimit të një shumice të fortë parlamentare, Kuvendi i Kosovës nuk ishte mjaft produktiv gjatë sesionit vjeshtor, sipas monitoruesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ndërsa të njëjtën frymë e presin edhe gjatë sesionit pranveror, i cili sapo ka nisur.

Hulumtuesja e lartë në KDI, Tringa Dreshaj, tha për Ekonomia Online se Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend nuk punuan mjaftueshëm në miratimin e ligjeve, teksa kërkon që prioritet t’iu jepet projektligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo kërkon edhe nga deputetët e opozitës ta kryejnë punën për çka janë zgjedhur.

“Ne nuk kemi edhe shumë pritshmëri se do të ketë një ndryshueshmëri të madhe të situatës në Kuvend, sepse i kemi parë ndeshjet e mëdha që kanë qenë mes partive të pushtetit dhe të opozitës. Mirëpo mendojmë që ky vit do jetë vit që do përfshij ndryshime të mëdha në agjendën legjislative por edhe shtetërore”, thotë ajo.

Dreshaj shpreson që këtë vit të trajtohet me prioritet çështja e mungesës së kuorumit dhe të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

 “Ne i mirëpresim gjitha nismat që kanë hyrë në Kuvend për votimin e ligjeve dhe marrëveshje ndërkombëtare mirëpo në organizatë e shohim shumë të rëndësishme që në vazhdimësi të sjellën në Kuvend pikat e rendit të ditës edhe pikat e ligjeve me të veçanta, ku përfshihet kryesisht tek sistemi i drejtësisë mirëpo edhe ligjet tjera që janë paraparë nga fillimi i këtij viti me programin e punës së kuvendit por edhe asaj të qeverisë. Vlen të ceket se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kanë mbetur te pa votuara nga viti i kaluar nga sesioni kaluar mirëpo edhe nga i tërë viti kalendarik”, shtoi Dreshaj.

Ajo, në emër të Institutit Demokratik të Kosovës tha se deputetët duhet të bëjnë punën për të cilën janë votuar e që e kanë si detyrë  brenda atij institucioni. “Realisht mungesa e reflektimit të opozitës dhe pozitës ka bërë që votimi i shumë projektligjeve të dështojë e që e ka quar Kuvendin në bojkot shumë të madh të punës së tyre. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje deputetëve që ta kryejnë detyrën për të cilën janë pjesë e atij institucioni”, u shpreh ajo.

Të ngjashme