KE liberalizoi edhe pasaportat paralele, Kuçi thotë se Serbia do ta përdorë si argument

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuq Kuqi, ka folur për çështjen e qytetarëve serbë të Kosovës të cilët duan ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave të Kosovës, duke përdorur pasaportat serbe.

Kuçi tha se kjo çka po ndodhë në Komisionin Evropian është rezultat i lobimit të madh që shtetit i Serbisë po e e bën.

“Kjo çka po ndodhë në Komisionin Evropian është pjesë e lobimit të madh të Serbisë që të shtyjë përpara që të njihen këto pasaporta të Serbisë edhe në Kosovë e ndoshta në një të ardhme të dalë Serbia e të thotë ‘po unë kam një numër të caktuar të qytetarëve në Kosovë’”, tha Kuqi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se institucionet e sigurisë së Kosovës është dashur të marrin masa me kohë që të ndalohen këta qytetarë që të pajisen me pasaporta dhe materiale të tjera shtetërore nga ana e Serbisë, sepse sipas tij, Serbia do t’i përdorë kundër Kosovës.

“Unë e shoh si tendencë të lobimit të Serbisë që të futet kjo çështje aty dhe automatikisht, përveç që t’i dekurajojë serbët që ta njohin shtetin e Kosovës, në momente të caktuara mund ta përdorë atë duke thënë ‘unë kam pro Serbisë edhe shumë njerëz të komuniteteve të tjera, përfshirë edhe shqiptarë që kanë pasaporta dhe dokumente të tjera të shtetit tonë që s’e njohin Kosovën’”, tha ai.

Të ngjashme