Kearns: U desh shumë kohë për lirimin e policëve, pa pasoja të dukshme për Qeverinë e Serbisë

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja britanike , Alicia Kearns ka thënë se ndihet e lehtësuar pas lirimit të tre policëve kosovarë të cilit ishin rrëmbyer nga forcat serbe.

Ajo ka thënë se lirimi i tyre mori shumë kohë dhe pa pasoja për Qeverinë e Serbisë.

“U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për Qeverinë Serbe. Përkundrazi, Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA-në”, ka shkruar ajo.

Tre policët kosovarë të cilit ishin rrëmbyer me 14 qershor brenda territorit të Kosovës janë liruar të hënën në procedurë të rregullt.
Këtë veprim Sveçla e ka quajtur lojë të Serbisë.

Të ngjashme