KEDS jep detaje për djegien e trafostacionit në Mitrovicë

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 12:00 ka filluar të digjet një trafo brenda objektit të Trepçës, që është edhe në pronësi të kësaj ndërmarrje. Të njëjtën kohë është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të KEDS kjo ka bërë që Mitrovica të jetë pa energji elektrike.

KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’u dalur në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.

KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovicës, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepça dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë.

Për më tepër detaje ju lutem kontaktoni Trepçën dhe KOSTT-in.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme