Kelmendi: Jetën që e bëjmë ne në Kosovë ata në Gjermani as që e shohin ëndërr

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, i ftuar në emisionin “N’nejë”, në ATV deklaroi se në Kosovë bëhet jetë më e mirë sesa në Gjermani.

Sipas Kelmendit edhe mërgimtarët tanë që jetojnë në Gjermani, kur vijnë në Kosovë e shijojnë jetën shumë më mirë.

“Shumica e të rinjve mendojnë se në Gjermani jetohet, ata gjermanët e kanë një jetë jashtëzakonisht të mirë. Ju e dini që ne në Kosovë, jemi shumë më të pasur se ata në Gjermani. Jetën që e bëjmë ne në Kosovë, ata në Gjermani as që e shohin në ëndërr”.

“A e dini që kur të vijnë qytetarët tanë, që jetojnë atje, ata këtu bëjnë jetë sepse atje hjekin keq për arsye se duhet me punua, prej orës 6 mëngjes deri ora 6 mbrëmje. Unë kam qenë si student edhe atje kur të shkojsh prej pune, veç duhet me pushu se nuk mundesh me fol, nuk mundesh me dalë, këtu i shoh që kur dalin prej punës ende pa shkua në shtëpi ndalën në 2-3 vende, për arsye se në Gjermani lodhësh edhe me dashtë me shku s’mundesh me shkua sepse lodhësh shumë”, tha Kelmendi.

Të ngjashme