Këngëtarja Albina Kelmendi martohet me biznesmenin kosovar

Prishtinë | 08 Tet 2022 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ka qenë artistja që ka publikuar një fotosesion të tyre në Instagram, ku shfaqet e veshur si nuse me fustan të bardhë, ndërsa partneri i saj me një kostum të zi.

“Ti i dhe kuptim jetës time”, ka shkruar ajo.

Çifti po ashtu kanë marrë vëmendje me paraqitjen elegante, ndërkohë që morën urime të shumta në pjesën për komente.

Vataj nga ana tjetër ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë.

Të ngjashme