Kërcënohet me armë, e godet me veturë të dyshuarin

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 10:24 | Nga

Të hënën në fshatin Keqekollë të Prishtinës, një ankues mashkull ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, një i dyshuar mashkull, nën kërcënimin e armës ka tentuar ta ndalojë, njofton Policia e Kosovës.

Ankuesi nga frika nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka goditur të dyshuarin, i cili aksidentalisht kishte shtënë një herë me armë.

I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.

Pas tretmanit mjekësor, ai me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme