Kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit për vrasje të rëndë në tentativë

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës  Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit P.K., për shkak se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë në tentativë“  nga neni 179,paragrafi 1,pika 1.11, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore  e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit P.K  në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 12 korrik të vitit 2018, rreth orës 10:00, në qytetin e Pejës kishte tentuar ti privojë nga jeta D.G. dhe F.B. ku pas një mosmarrëveshje rreth një vend parkingu, të njëjtit tenton t’i privoj nga jeta duke i goditur me një mjet të fortë në kokë.

I pandehuri P.K. nga kryerja e veprës penale gjendej në arrati dhe i njëjti është arrestuar dje në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që gjykata kishte lëshuar letërrreshtim më kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendos lidhur me kërkesën e prokurorisë.

 

Të ngjashme