Kërkohet hartimi i listës së organizatave të rrezikshme për vendin

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Një vit më parë, presidenti Hashim Thaçi, përmes një dekreti, kishte kërkuar nga institucionet hartimin e “listës vendore të personave, grupeve dhe entiteteve të përfshira në akte terroriste dhe të cilat u nënshtrohen masave kufizuese”. E hartimi i kësaj liste, sipas njohësve të sigurisë, do të duhej të bëhej sa më parë.

Në mungesë të saj, institucionet e Kosovës zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian si dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke u bazuar në një gjë të tillë, ekzekutivi, të martën mbrëma, përmes një vendimi, organizatën libaneze “Hezbollah” e ka shpallur organizatë terroriste edhe në territorin e Kosovës.

KOHA ka kërkuar më shumë detaje rreth vlerësimit të nevojës për një vendim të tillë, por gjatë së mërkurës nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

E, sipas Skënder Perteshit nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, për marrjen e një vendimi të tillë duhet të plotësohen disa kushte.

“Hezbollah” është grupacion politik-militant shiit nga Libani. Që nga koha e themelimit, para 35 vjetësh, “Hezbollahu” është përgjegjës për një serë sulmesh terroriste në Lindje të Mesme e përtej.

Të ngjashme