Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të Lipjanit për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim”

Kërkohet paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të Lipjanit për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim”

Të hënën janë arrestuar nëntë persona në Lipjan, ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik”. Sipas njoftimit bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj nëntë […]

Të hënën janë arrestuar nëntë persona në Lipjan, ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik”.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj nëntë personave.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj 9 personave për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ dhe ‘Mashtrimi’, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit të futbollit në fshatin Magure – Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Të ngjashme