Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për hajnin që vodhi 21 mijë euro në një banesë në Prizren

Kërkohet paraburgim për hajnin që vodhi 21 mijë euro në një banesë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit R.Gj., i cili dyshohet se ka kryer vjedhje prej 21 mijë eurosh në një banesë në rrugën “William Wolker”. Siç bën të ditur se Prokuroria, i dyshuari në banesën e të […]

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit R.Gj., i cili dyshohet se ka kryer vjedhje prej 21 mijë eurosh në një banesë në rrugën “William Wolker”.

Siç bën të ditur se Prokuroria, i dyshuari në banesën e të dëmtuares V.K., ka vjedhur para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro.

I njëjti, gjendet në ndalim për 48-orë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 31.10.2025, rreth orës 23:50, në Prizren, në rrugën “William Wolker”, saktësisht në banesën e të dëmtuarës V.K., i pandehuri R.Gj., pas një planifikimi paraprak, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, ia merr pasuritë e të dëmtuarës, në atë mënyrë që, i pandehuri duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi që kishte njohuri më herët se e dëmtuara ishte jashtë shtetit, dhe se i kishte siguruar çelësat e derës së hyrjes së banesës, i pandehuri depërton brenda në banesë, e më pas bënë demolime në banesë dhe i merr para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 21.000 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme