Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për shtetasin shqiptar të dyshuar për trafik droge në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për shtetasin shqiptar të dyshuar për trafik droge në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit shqiptar G.B., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve. Sipas Prokurorisë, më 8 shtator 2025, në fshatin Ponoshec, i dyshuari është ndaluar nga patrulla kufitare dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur mbi 1 kg marihuanë. Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin, […]

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit shqiptar G.B., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, më 8 shtator 2025, në fshatin Ponoshec, i dyshuari është ndaluar nga patrulla kufitare dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur mbi 1 kg marihuanë.

Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin, para në valutë euro dhe lekë shqiptare. Rasti është në procedurë hetimore.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, më datë 08.09.2025 rreth orës 17:55, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka transportuar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që patrulla e policisë kufitare nga SPMK-Ponoshec, gjatë patrullimit kanë ndalur veturën me targa …., të cilin po e drejtonte i pandehuri i cili kishte ardhur nga Republika e Shqipërisë dhe pas ndaljes se automjetit gjatë komunikimit me shoferin është ndier një aromë e dyshuar për narkotik, fillimisht është pyetur i pandehuri se a ka diçka ilegale në veturë, i njëjti është përgjigjur se jo, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit nën asistimin edhe të zyrtarëve policor të Njësisë K9 brenda në automjet janë gjetur dy qese narkotiku e dyshuar të llojit marihuanë të fshehura në bagazhin e automjetit në peshë prej 1kg e 048 gram dhe një qese e vogël e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit në peshë prej 1.77 gram, sasia e narkotikut, automjeti, 246 Euro dhe 5,000 lekë shqiptare janë sekuestruar nga zyrtarët policor.”

Të ngjashme