Kërkohet përfshirja e e grave të gjitha komuniteteve në vendimmarrje

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Forumi për Lidership dhe Diplomaci, në kuadër të Projektit “Akademia e Lidershipit-Fuqizimi i Grave dhe Vajzave në Procesin e Vendimmarrje, ka organizuar debatin me temën: “Gratë dhe vendimmarrja”, u theksua nevoja e përmirësimit të kushteve të vajzave dhe grave nga të gjitha komunitetet për pjesëmarrje në vendimmarrje.

ku mysafir i debatit ishte Ambasadori Norvegjez Z. Jens Erik Grondahl. Projekti ne fjale është mbështetur financiarisht nga Këshilli i Evropës, dhe u dedikohet Vajzave dhe Grave nga Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas për t’i fuqizuar me njohuri dhe përgatitur për vendimmarrje. Drejtorja Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini, në prezencë të Ambasadorit Norvegje Jens Erik Grondahl, përshëndeti pjesëmarrëset dhe i falënderoi ato për prezencën e tyre në këtë debat shumë domethënës për këto komunitete, si dhe i përgëzoj për certifikatat që u shpërndanë për pjesëmarrëset e projektit.

Ndër të tjera Emini, deklaroi “Sukseset e mëhershme të Akademia për Lidership, gjatë edicionit të parë keni qenë dëshmitare edhe ju vajza të dashura, që ka qenë motiv edhe për aplikimin dhe pjesëmarrjen tuaj edhe në këtë projekt. Gjatë këtyre aktiviteteve duhet që të fokusohemi tek një qëllim krahas ngritjes profesionale e shoqërore të çdonjërës nga ne, duhet ta dimë që do shërbejmë si model edhe për shumë vajza dhe gra tjera që për shumë arsye sot nuk janë me ne dhe të mbështesim çdo herë njëra tjetrën pavarësisht racës, etnisë apo besimit fetar. Të gjitha vajzat dhe gratë tjera, gjatë kohës sa do përcjellin këto aktivitete do shohin tek ju mundësi, do shohin tek ju zërin e munguar dhe do shprehin vullnetin ndoshta që në të ardhmen e afërt në aktivitete dhe projekte tjera të marrin pjesë përmes ofrimit të përvojave që ato kanë kaluar dhe të mësojnë gjëra të reja”.

Po ashtu, Emini falënderoi Shefin e Zyrës se Këshillit te Evropës ne Prishtine Frank Power dhe Sakibe Jashari për përkrahjen financiare për realizimin e këtij projekti.

Gjithashtu Ambasadori Gjerman Grondahl, falënderoj Eminin për organizimin, duke deklaruar mbështetje për përmirësimin e kushteve të vajzave dhe grave nga të gjitha komunitetet për pjesëmarrje në vendimmarrje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme