Kërkohet punësim e shërbime shëndetësore për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 13:25 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfshirja në shërbime shëndetësore, fuqizimi ekonomik i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, janë disa nga kërkesat e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) për Qeverinë, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, menaxherja e QKRMT-së, Sabahate Pacolli-Krasniqi, thotë se Ligji për njohjen e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale  gjatë luftës ka mangësi, pasi nuk është aq gjithëpërfshirës.

Tutje, ajo thekson se është e rëndësishme që të përshpejtohet shqyrtimi i aplikacioneve, pasi ngadalësimi i shqyrtimit po ndikon në mënyrë negative.

“Në momentin kur po flasim ku është bërë më shumë se tre vite që ka filluar të zbatohet Ligji për njohjen e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe në këtë kontekst ne kemi avokuar si organizatë, pavarësisht që vonë e shumë të mbijetuar nuk arrin me fitua statusin e viktimës, arritje e madhe është bërë me hyrjen në fuqi të këtij Ligjit. Megjithatë edhe ky ligj i ka mangësitë e veta, nuk është aq gjithëpërfshirës dhe jo të gjitha shpenzimet mbulohen si për viktimat e tjera civile të luftës. Ne vazhdimësi i përcjellim kërkesat e të mbijetuarve, dhe te pas parasysh që të mbijetuarit janë më të heshtur dhe më vështirë t’i adresojnë kërkesat e tyre, por ne mundohemi që të jemi zëri i tyre që t’i adresojmë ato kërkesa. Në këtë rast që edhe kërkesat janë të shumta, por çka është më e rëndësishme është përshpejtimi i kërkesave nga Komisioni qeveritar i cili është i mandatuar për të shqyrtuar aplikacionet të cilat mbërrijnë në këtë Komision. Kur po them përshpejtimi nuk po them assesi në dëmtimin e procesit në kuptim të cilësisë apo vetëm të numrave, por fatkeqësisht koha e marrjes së përgjigjes mbetet e gjatë e kjo ndikon jo pozitivisht, të cilët janë në dilemë. Ndikon kjo në mënyrë dekurajuese”. 

Pacolli-Krasniqi thotë se punësimi i viktimave të dhunës seksuale ndihmon në inkurajimin e kësaj kategorie.

“Nevoja tjera janë edhe përfshirja e shërbimeve shëndetësore për arsye se ligji në këtë komponent nuk është që u garanton shërbime falas këtyre të mbijetuarve. Për dallim prej kategorive tjera që në një farë mënyrë e kanë të rregulluar këtë çështje. Ka do me thënë arsyetime të llojit ato të gjitha bëhen sikurse viktima civile të luftës dhe në këtë mënyrë me këtë kod ose me këto kartela identifikuese edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale mund të përfitojnë shërbimet falas në institucione publike, mirëpo deri tash  një gjë e tillë nuk është arrit”. 

“Pastaj normalisht edhe kërkesa për fuqizimin e tyre ekonomik dhe kjo ndikon në mënyrë direkte në ndryshim e pozitës tyre qoftë në familje qoftë në shoqëri, për arsye se shumë të mbijetuar i pyet a ma me dëshirë e kishe marr pensionin ose një vend të punës të dinjitetshëm kishin deklaruar që ndoshta me ma shumë dëshirë me pas një vend të punës, pasi ashtu e kuptojnë që janë të dobishme. Prandaj fuqizimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për këtë kategori, prandaj ne presim me pasë politika lehtësuese për krejt kategoritë e margjinalizune që të kenë qasje më të lehtë në tregun e punës. 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës vazhdimisht i ka adresuar kërkesat e të mbijetuarve te institucionet shtetërore.

“Faktikisht në Kosovë ka rastisë që kemi ndërrim të Qeverive, ne kërkesat tona vazhdimisht do me thënë i bëjmë tek akterët që janë aktual, në Qeverinë e fundit veç kemi fillua me adresimin e çështjeve tona. Ne kemi fillua adresimin me disa deputete dhe me disa grupe punuese me Ministren Haxhiu dhe të tjerë. Faktikisht ne në vitin e kaluar kemi pasur një letër avokuese të cilën ua kemi dërguar grupeve parlamentare të cilat ishin në atë kohë për disa ndryshime që ne jemi të interesuar. Çka është e rëndësishme që ne vazhdimisht e bëjmë një gjë të tillë dhe bazohemi në nevojat e të mbijetuarve dhe nuk e kemi problem kur ndërrohen Qeveritë dhe ne ta përcjellim vazhdimisht kërkesat tona. Tash e kemi një momentum më të ri, e kemi një deputete që është e mbijetuar e dhunës, dhe më fuqishëm do t’i përcjell kërkesat e kësaj kategorie, është Vasfije Krasniqi, e cila është një zë i fuqishëm dhe ka pas mbështetjen nga organizata jonë që na fillimi”. 

Themelimi i Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë do ta ndihmonte QKRMT-në të identifikonte personat e dhunuar gjatë luftës.

“Faktikisht Instituti për Krime Lufte ka qenë një institucion i themeluar më parë, pastaj është marr vendimi që të ndërpritet funksioni, tani kemi dëshmuar se ka iniciativë që të hapet. Ne e shohim të rëndësishme mandatin dhe aktivitetin e këtij instituti pasi është një vend ku bëhet dokumentimi i krimeve të luftës”.

“Ndoshta na kish ndihmua pasi nuk është e lehtë qasja e të mbijetuarve të dhunës seksuale, ata ende e kanë të vështirë me fol. Ka një përparim të madh sesi ka ec përpara shoqëria është më e hapur, dhe vet të mbijetuar janë pak më të hapur. Megjithatë ende ka shumë persona që e kanë të vështirë të flasin ose frikën sesi do të reagojnë të tjerët edhe për ne në këtë mënyrë të punës e kemi të vështirë me arrit pasi nuk mundemi më iu qas. Ndoshta instituti në këtë rast ndoshta do të kishte qenë një informacion për vendet ose lokalitetet ku kanë ndodh krimet e luftës, ose në rastet ku ne i kemi dilemat në dokumentimin e rasteve të caktuar dhe një shkëmbim me institucion na kish ndihmua me pas një hartë të krimeve”, u shpreh ajo për Ekonomia Online.

Të ngjashme