Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet të shkarkohet logopedi Iljasa Fazliu

Kërkohet të shkarkohet logopedi Iljasa Fazliu

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka publikuar një reagim mbi punësimin e logopedit Iljasa Fazliu në ShSKUK. Sipas QIPS, Fazliu është ende nën hetime mbi abuzimin e tij ndaj një fëmiu me autizëm e cila e kishte vizituar atë si pacient dhe se videoja e incidentit është publike. Sipas Qendrës punësimi i Iljasa […]

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka publikuar një reagim mbi punësimin e logopedit Iljasa Fazliu në ShSKUK.

Sipas QIPS, Fazliu është ende nën hetime mbi abuzimin e tij ndaj një fëmiu me autizëm e cila e kishte vizituar atë si pacient dhe se videoja e incidentit është publike.

Sipas Qendrës punësimi i Iljasa Fazliut paraqet rrezik për pacientët në ShSKUK, dhe kërkohet shkarkimi i tij.

”Punësimi i Iljasa Fazliut paraqet rrezik për pacientët në ShSKUK, prandaj QIPS kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Z. Fazliu dhe të komisionit disiplinor të cilët ia kanë mundësu ri-kthimin”, thuhet në reagimin e Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social.

Të ngjashme