Ekonomia Online
FUNDIT

Këshilli Gjyqësor me listë të shërbimeve esenciale pas vendimit për ulje të pagave

Këshilli Gjyqësor me listë të shërbimeve esenciale pas vendimit për ulje të pagave

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka përcaktuar listën e shërbimeve esenciale që do të kryhen nga gjykatat nga sot deri më 8 dhjetor 2022 dhe kjo pasi një ditë më parë Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017. Lista esenciale e shërbimeve të vendosura […]

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka përcaktuar listën e shërbimeve esenciale që do të kryhen nga gjykatat nga sot deri më 8 dhjetor 2022 dhe kjo pasi një ditë më parë Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Lista esenciale e shërbimeve të vendosura nga KGJK përfshin:

Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullimet mendore

Trajtimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme

Ekzekutimi i vendimeve penale

Çështjet e dhunës në familje

Çështjet e sigurimit të kërkesë-padisë

Përmbarimi i vendimeve për raste e dorëzimit të fëmijës, realizimit të kontaktit dhe alimentacionit si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës

Procedura për dërgimin e personave në rehabilitim dhe të gjitha shërbimet administrative. 

Të ngjashme