Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil: Në vitin 2021 kemi pranuar 1235 ankesa

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 11:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

1235 ankesa janë drejtuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021. Ndërsa nga ky numër, ky institucion ka arritur t’i shqyrtojë 918 ankesa të nëpunësve civil, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur gjatë raportimit të Këshillit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere rreth Raportit Vjetor Financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021.

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Jeton Koca, tha se nga buxheti i ndarë për këtë institucion, sfidë për ta është edhe mungesa e objektit, me ç’rast tha se në një zyre të vogël, detyrohen të punojnë dhjetëra zyrtarë.

“Ka arritur që t’i shqyrtoj numrin më të madh të ankesave të pranuara që nga viti 2004. Pra në vitin 2021 kemi pranuar 884 ankesa, të cilat janë shkruar drejtpërdrejt nga nënpunësit civil, ka pranuar 328 aktgjykime nga Gjykata Themelore me të cilat aktgjykime jemi detyruar të bëjmë ankesa e të cilat jnë parashtruar në kohën kur Këshilli nuk ka qenë funksional. Pra gjithsej në shqyrtim kemi pasur 1235 ankesa, prej tyre kemi arrit t’i shqyrtojmë 918 ankesa”, tha ai.

“Sa i përket raportit financiar, kemi arritur që gjithë këtë punë të përfpdojmë me një buxhet prej 377 mijë. Me një vendim të Qeverisë në vitin 2021, ka marrë mbi 59 mijë euro nga llpgaria jonë”, tha tutje Koca.

Anëtarët e këtij Komisioni, pyetën anëtarët e Këshillit nëse kanë detyrime të papaguara.

Por për këtë, nga ky institucion thanë se nuk ka asnjë detyrim apo borxh të papaguar.

Të ngjashme