Ekonomia Online
FUNDIT

Këshilli Prokurorial shtyn testin kualifikues për prokurorë të rinj, për shkak të temperaturave të larta

Këshilli Prokurorial shtyn testin kualifikues për prokurorë të rinj, për shkak të temperaturave të larta

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër. Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të […]

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të datës 22 korrik 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.

“Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta”, tha KPK-ja.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i siguroi kandidatët se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

Të ngjashme