Ekonomia Online
FUNDIT

Këshilltari i Kurtit i reagon BE-së: Të mos ngatërrojmë periudhën në të cilën jetojmë, as për çka është dialogu në Bruksel

Këshilltari i Kurtit i reagon BE-së: Të mos ngatërrojmë periudhën në të cilën jetojmë, as për çka është dialogu në Bruksel

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili të dielën tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione. “Peter, të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as për çka është dialogu në Bruksel”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin […]

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili të dielën tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione.

“Peter, të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as për çka është dialogu në Bruksel”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social X.

Ai i ka “rikujtuar” zyrtarit të BE-së se institucionet e Serbisë ishin kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, gjatë vitit 1999.

“Institucionet e drejtuara nga serbët ia kishin mbathur me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar këshilltari i Kurtit.

Let us not confuse either the period in which we live or what the dialogue in Brussels is about, Peter.

The Serbian-run institutions ran away with the Serbian army in 1999 after committing ethnic cleansing and genocide, hundreds of massacres, and killing thousands of civilians,… https://t.co/BDqf9nbqqM

— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) February 4, 2024

Të ngjashme