Ekonomia Online
FUNDIT

Këshilltari i Presidentit: Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin “çkapjen” e Kosovës nga Serbia

Këshilltari i Presidentit: Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin “çkapjen” e Kosovës nga Serbia

Ismail Syla, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Veton Surroi, shkruan Gazeta Metro. Syla ka shkruar në Facebook se Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia. “Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla. Ndryshe, analisti Veton […]

Ismail Syla, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Veton Surroi, shkruan Gazeta Metro.

Syla ka shkruar në Facebook se Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia.

“Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla.

Ndryshe, analisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe krye-parlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.

Surroi, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar “një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.

Poshtë këtij shënimi ai ka shpërndarë njoftimin zyrtarë të Gjykatës Speciale, e cila akuzon Thacin e Veseli për vrasjen e 100 personave.

Të ngjashme