Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar me shefin e GP-së së VV-së, Rexhep Selimit, i cili ka treguar pse Qeveria e Kosovës i ka vendosur mbrëmë me nguti masat e reja, duke kufizuar kundërligjshëm edhe lëvizjet e qytetarëve. Statusi i plotë i tij: Rexhep Selimi e pat një rrëshqitje frojdiane, duke e lexuar […]
Këshilltari i Thaçit tallet me Rexhep Selimin

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar me shefin e GP-së së VV-së, Rexhep Selimit, i cili ka treguar pse Qeveria e Kosovës i ka vendosur mbrëmë me nguti masat e reja, duke kufizuar kundërligjshëm edhe lëvizjet e qytetarëve.
Statusi i plotë i tij:
Rexhep Selimi e pat një rrëshqitje frojdiane, duke e lexuar atë “poezinë” e tij. Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës së nesërme, ai tregoi saktësisht pse Qeveria e Kosovës i ka vendosur mbrëmë me nguti masat e reja, duke kufizuar kundërligjshëm edhe lëvizjet e qytetarëve.
“Kanë vendosur mos ta respektojnë vendimin e Qeverisë që ndalon mbajtjen e tubimeve publike”, tha ai.
Boll tregoi, nuk ka nevojë më shumë!













