Këshilltarja e Vuçiqit: Kurti u rrëzua si pasojë e përplasjes mes Amerikës dhe Evropës

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljevic, ka thënë se kanë monitoruar për nga afër zhvillimet e natës së fundit në Prishtinë, ku u rrëzua qeveria e Albin Kurtit pas mocionit të mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vasijlevic ka thënë se një situatë e tillë i ka interesuar jashtëzakonisht shumë edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic. Siç ka treguar ajo, Vuçiq ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e tij, sa i përket zhvillimeve në Kosovë.

 Sipas saj, ajo çfarë ka ndodhur dje në Kosovë është rezultat i përplasjes mes politikës së jashtme të Washingtonit dhe Brukselit.

“Çfarë ndodhi mbrëmë ishte qartazi një përplasje e politikës së jashtme mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ata kanë dy politika të ndryshme, dhe e kuptojnë në mënyra të ndryshme situatën në Kosovë. Një gjë e tillë ka shtyrë drejt rrëzimit të qeverisë”, ka thënë ajo, shkruan Mondo.rs, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se nuk e di çfarë do të mund të ndodh tutje, ndërkohë ka përsëritur se për presidnetin e Serbisë me rëndësi është shëndeti i qytetarëve.

Të ngjashme