Kështu i përgjigjet Kurti-Borellit pasi u kritikua si “jo konstruktiv”

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Takimi i fundit i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq i mbajtur të hënën ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret edhe përkundër bisedave të gjata që ishin zhvilluar.

Duke qenë se palët s’kishin arritur kompromis për çështjen e targave, kreu i diplomacisë Evropiane, Josep Borell, pas takimit kishte drejtuar gishtin kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se Kosova “s’ishte treguar konstruktive”.

Për këtë Kurti ka folur edhe në një intervistë për gazetën gjermane, Frankurter Allgemeine Zeitung, duke iu kundërpërgjigjur ndërmjetësit Josep Borell.

Siç citohet nga gazetari gjerman Martens, Kurti ka thënë se “unë s’jam kokëfort, jam parimor”.

Pajtueshmëri për targat është arritur dy ditë pas në takimin në mes të kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqit të palës serbe.

Si rezultat i kësaj pajtueshmërie, Serbia është zotuar se s’do të lëshojë më targa ilegale për serbët që jetojnë në veri të Republikës së Kosovës, ndërkohë Kosova s’do të vazhdojë me implementimin e masave për targat ilegale.

Ndërkohë serbët do të mund të lëvizin ende me targa ilegale nëpër territorin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme