Ekonomia Online
FUNDIT

Kështu po e kalon karantinën Përparim Rama

Kështu po e kalon karantinën Përparim Rama

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai dje ka thënë se nuk ka simptoma të rënda dhe se po vazhdon punën online. Rama njofton se sot ka zhvilluar takim në Zoom me drejtoreshën e Manifestës, Hedwig Fijen dhe stafin e saj. “Është në interesin tonë të përbashkët që të përgatitemi […]

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai dje ka thënë se nuk ka simptoma të rënda dhe se po vazhdon punën online.

Rama njofton se sot ka zhvilluar takim në Zoom me drejtoreshën e Manifestës, Hedwig Fijen dhe stafin e saj.

“Është në interesin tonë të përbashkët që të përgatitemi sa më mirë për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta këtë vit, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijësimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës”, ka shkruar Rama në profilin e tij në FB.

Të ngjashme