Këta janë dhjetë njerëzit që pranuan pakot shpërthyese

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kanë gjetur 12 paketa të dyshimta që i janë adresuar 10 njerëzve këto ditë, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.

Këta janë lista e plotë e politikanëve demokratë dhe kritikët më të shquar të Trump, të cilëve u janë dërguar paketat e dyshimta:

Investitori miliarder George Soros: Një paketë e dërguar në shtëpinë e tij në Nju Jork

Bill dhe Hillary Clinton: Një paketë u dërgua në shtëpinë e tyre në Nju Jork, por u kap nga Shërbimi Sekret

Barack Obama: Një paketë iu dërgua në Uashington, por u kap nga Shërbimi Sekret

Ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Eric Holder: Një paketë iu drejtua atij por iu dërgua zyrës së ligjvënësit demokratik, Debbie Wasserman Schultz në Florida
Demokratu, Maxine Waters: Dy pako të dyshimta: një në një lokal të Kongresit në Maryland dhe një tjetër në një objekt postar në Los Anxhelos

Ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan: Një “pajisje shpërthyese e drejtpërdrejtë” iu drejtua Brennan dhe u dërgua me anë të ndërlidhësit në zyrat e CNN në Qendrën Time Warner në Nju Jork

Ish zëvendëspresidentit, Joe Biden: Dy paketa të gjetura në zyrat postare në Delaware

Aktori Robert De Niro: Një paketë i është dërguar atij në ndërtesën e Manhatanit ku është është edhe kompania e tij

Ish-drejtorit të inteligjencës kombëtare, James Clapper: Një paketë e gjetur në një zyrë postare në Nju Jork. Gjithashtu u adresua edhe për CNN.

Senatorit Cory Booker: Një paketë, e gjetur në Florida.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme