Ekonomia Online
FUNDIT

Këtu qeveris Covidi, Kosova po rrëshqet në gjendje kaotike

Këtu qeveris Covidi, Kosova po rrëshqet në gjendje kaotike

Kandidati për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK, Arben Gecaj, ka rikujtuar se Vetëvendosje në fillim të pandemisë e frikësonte popullin se “do të vdesim të gjithë për shkakun e partive të tjera”. Ndërsa sot kur qeveris Vetëvendosje, Kosova po rrëshqet në një gjendje kaotike. “Më 1 shtator, fëmijët […]

Kandidati për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK, Arben Gecaj, ka rikujtuar se Vetëvendosje në fillim të pandemisë e frikësonte popullin se “do të vdesim të gjithë për shkakun e partive të tjera”.

Ndërsa sot kur qeveris Vetëvendosje, Kosova po rrëshqet në një gjendje kaotike.

“Më 1 shtator, fëmijët tanë do të jenë të vetmit në Evropë të cilët nuk do të shkojnë në shkollë si fëmijët e tjerë në kontinent. Këtu qeveris Covid-19, askush tjetër”, ka theksuar Gecaj.

“‘Tre mikrobiologë i ka Kosova’. Kjo ishte parulla, pra qëllimi ishte paniku, qëllim ishte futja e frikës në palcë se këtu nuk ka asgjë e do të vdesim të gjithë për shkakun e partive të tjera”.

“Me këso parullash operon VV-ja, tipike, model i partive populiste”.

“Sot, me qindra laboratorë gati për çdo lagje, me ministër të Shëndetësisë, me qeveri e kryeministër të tyre, Kosova është vendi i cili po rrëshqet në gjendje kaotike”, ka theksuar Gecaj.

Të ngjashme