Këtyre moshave u takojnë 5 viktimat e sotme të Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se viktima të COVID-19 janë: Një grua 60-69 vjeç nga Komuna e Vushtrrisë, një grua dhe një burrë të moshës 70-79 vjeç nga komuna e Gjilanit dhe Prishtinës dhe një burrë dhe një grua mbi 80 vjeç nga komuna e Kamenicës dhe Ferizajt.

Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit është ajo e Prishtinës me 436 raste, pastaj e Vushtrrisë 186, Pejës 169 dhe Ferizajt 141.

Të ngjashme