KFOR deklarohet për sigurinë e Kosovës pas ngjarjeve të fundit

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 13:30 | Nga

Pavarësisht njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, e cila bën thirrje për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festave të Pashkëve Katolike dhe Ortodokse, përkatësisht më 2 dhe 9 prill të këtij viti, institucionet e vendit konsiderojnë se gjendja e sigurisë në Kosovë edhe pas zhvillimeve të fundit është e qëndrueshme dhe e qetë.

Njësoj kanë deklaruar edhe zyrtarë nga KFOR-i, të cilët janë shprehur të gatshëm të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in.

KFOR-i edhe pas zhvillimeve të fundit në vend konsideron se situata në Kosovë është e qetë.

Ata në një përgjigje dhënë “Zërit” kanë thënë që janë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe më EULEX-in.

“Nuk ka asnjë vend që mund të përcaktojë veten plotësisht imun ndaj ndonjë rreziku eventual dhe kjo gjë paraqitet sidomos gjatë sezoneve të festave edhe nëse nuk kemi prova për këtë. Institucionet e Kosovës janë të angazhuara për ta luftuar këtë fenomen dhe vëmendja e madhe nga autoritetet lokale dhe nga KFOR-i do të kontribuojnë në përputhje me mandatin e saj”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it dhënë “Zërit”.

Ndërsa duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë pas ngjarjeve të fundit, KFOR-i konsideron se gjendja është e qetë dhe e qëndrueshme. “Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe KFOR-i tashmë shprehu vlerësimin e tij ndaj popullatës për mbajtjen e situatës të qetë dhe jo rritjen e tensioneve. KFOR-i vazhdon të veprojë në mënyrë që të sigurojë një mjedis të sigurt”, thonë zyrtarë nga KFOR-i.

Po ashtu ata thanë se KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme