KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Edhe sot janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës. Për dallim nga ditët e mëparshme sot është vërejtur numër më i vogël i protestuesve.

Serbët lokalë në Leposaviq kanë vendosur që në kuadër të protestave të përfshijnë edhe disa aktivitete sportive.

Në kuadër të kësaj sot ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe qytetarë serbë kanë garuar në “tërheqje të litarit” shkruajnë mediat serbe.

Lojërat kishin nisur një ditë më parë, ndërsa të martën serbëve iu bashkuan edhe ushtarët që po kujdesen për objektin e Komunës, që kur kanë nisur protestat në fund të majit.

Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.

Që nga 26 maji 2023, serbët në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po vazhdojnë protestën e tyre. Ata po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Më 29 maj, situata u përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë u plagosën 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë protestave janë dëmtuar dhe djegur automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Të ngjashme