Kim Kardashian është një ndër femrat më të njohura të botës së shoubizit. Ajo u bë e famshme në saje të një videoje pornografike me Ray J, i cili e kishte publikuar në ueb-faqe të ndryshme.
Pas shumë vjetëve, artisti dhe bukuroshja janë përballur sërish përmes revistës së mirënjohur britanike, The Sun.
Ai ka pohuar se zeshkania mbante lodra seksi në çantë dhe se sa herë bënte seks dëshironte që paraprakisht të dukej e bukur.
“Ajo nuk pëlqente kur djersitej dhe do të ndalonte për të bërë makijazhin. Ajo dëshironte të dukej e super gjatë seksit, donte ndriçimin e duhur, të ishte në humor. Ajo ishte e egër. Kishte një valixhe të kuqe Louis Vuitton-it me lodra seksi”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i gruas së reperit, Kanye West, e cila ka thënë se nuk i duhet besuar rrëfimeve të ishit të vetë.
“Tregon që është një gënjeshtar i sëmurë. Me të vërtetë e besoni këtë histori? Është shumë për të qeshur për mua!”, shkroi ajo në Twitter.
Ndryshe, dyshen do ta shohim ndaras në projekte të ndryshme që do t’i shohim gjatë vitit të ardhshëm.