Kina do ta ndihmojë Afrikën me 60 miliardë dollarë

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 12:11 | Nga

Kina do të japë 60 miliardë dollarë si mbështetje financiare për Afrikën, ka deklaruar gjatë hapjes së një samiti të madh Kinë-Afrikë, Presidenti Xi Jinping.

Mbështetja do të realizohet nëpërmjet ndihmave të qeverisë, investimeve nga institucionet financiare dhe kompanitë, ka thënë Xi për një televizion shtetëror, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Kina gjithashtu do të zgjerojë importet e saj nga Afrika, veçanërisht për produktet jo-burimore dhe do t’i lehtësojë obligacionet e institucioneve financiare midis Kinës dhe Afrikës, ka shtuar Xi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme