Kina thirrje Indisë dhe Pakistanit: Mos rrisni tensionet

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në lidhje me tensionet mes Pakistanit dhe Indisë u bëri thirrje palëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin rritjen e tensioneve.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se Wang është takuar me homologen e tij nga India, Sushma Swaraj, në margjinat e mbledhjes së 16-të të përbashkët të ministrave të Jashtëm Kinë-Indi-Rusi.

Wang tha se vendi i tij kundërshton çdo lloj terrori dhe se ndjek zhvillimet në Azinë Jugore. “Si miku i përbashkët i Indisë dhe Pakistanit, Kina shpreson që të dyja palët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin rritjen e tensioneve”, tha kryediplomati kinez.

Ndërsa Swaraj, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtare mbron unitetin dhe bashkëpunimin kundër terrorit, tha se çështjet në fjalë do të trajtohen me një qëndrim të përgjegjshëm dhe me gjakftohtësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme