Kirurgjia Torakale fillon aplikimin e metodave bashkëkohore për operim

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është aplikuar metoda më e re kirurgjike,video-kirurgjike, “Vats Uniportal”.

Operacioni është kryer me sukses të plotë nga stafi vendor, nën drejtimin e Drejtorit të Kirurgjisë Torakale, Dr. Saudin Maliqi.

Kjo metodë kirurgjike konsiston në operacion pa hapje të kraharorit, e përcjellë me video-kirurgji.

Muaj më parë, për këtë lloj intervenimi në Prishtinë ishin kirurgët më eminentë për trajnimin e stafit mjekësor.

Kirurgjia Torakale ka për objektiv avancimin e ekspertëve tanë, duke i trajnuar jashtë vendit, në mënyrë që të kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjike bashkëkohore edhe në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme