Klea Huta zbulon se “e kopjon” Dua Lipën

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Klea Huta është një nga vajzat më simpatike shqiptare. Ajo ka fituar dashurinë e publikut me daljet e saj publike në spektakle, klipe, etj. Megjithëse nuk është shumë aktive me postime në profilin personal në “Instagram” Klea gjithsesi dallon për stilin e veçantë që ka.

Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi dy foto ku shfaqet e veshur me kostum, përkatësisht në dy intervistat e fundit që ka dhënë. Përveçse duket shumë bukur dhe stil, ajo ka pranuar në një intervistë për Sonila Meçon se frymëzohet nga Dua Lipa për këtë mënyrë të veshuri.

Sapo shohim këtë kombinim, na kujtohet hiti i këngëtares së njohur ‘IDGF’ ku shfaqet e veshur me një kostum të kuq dhe me një blu.

Të ngjashëm me to i ka veshur edhe Klea së fundmi. Moderatorja di mirë çfarë zgjedh dhe këto veshje kanë arritur të japin e efektin e dëshiruar në publik dhe të komentohen pozitivisht. Këto kostume nuk janë as tepër serioze, as tepër të thjeshta, prandaj janë lehtësisht të përshatshme për të gjitha vajzat.

Nëse doni t’i bëni kostumet pjesë të garderobës tuaj, sugjerimet e Kleas dhe Dua Lipës, janë të duhurat për t’u ndjekur.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme