Në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit gjendet muzeu etnologjik, këtë muze e ka vizituar Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Pas vizitës së bërë, drejtoresha Kleqka ka thënë se u impresionova shumë gjatë vizitës në muzeun etnologjik në Drenoc. Pjesë nga trashëgimia jonë kulturore, nga doket dhe traditat e vjetra të shqiptarëve dhe copëza të historisë tonë ishin mbledhur dhe ruajtur me fanatizëm nga banorët e zonës.
Ajo e ka përgëzuar arsimtarin Nazmi Berisha për durimin dhe vullnetin e dëshmuar për të mbledhur gjithë këto artefakte me rëndësi për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.
“Është detyrë e autoriteteve komunale dhe atyre muzeore të Kosovës që të bëjnë më shumë për mbledhjen dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie të pasur kombëtare”.