Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar lidhur me bastisjen e Gjykatës Speciale te shtëpia e Sylejman Selimit. Klinaku e ka quajtur këtë veprim si spektakël. “Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë […]
Klinaku: Bastisjet që po ndodhin sot, një spektakël i radhës nga ana e ZPS-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar lidhur me bastisjen e Gjykatës Speciale te shtëpia e Sylejman Selimit.
Klinaku e ka quajtur këtë veprim si spektakël.
“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
“Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”.

















