Klinaku kërkon që seancat ndaj ish-krerëve të UÇK-së të jenë publike: Mos të fshihet asgjë

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 10:57 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, po kërkon që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të jetë i hapur dhe të mos fshihet asgjë dhe dëshmia e dëshmitarëve të jetë publike.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, gjatë përcjelljes së seancës së ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shtoi se seancat nuk duhet që të mbyllen për publikun.

“Zotri Veseli tha se shpreh pakënaqësinë e tij pse dy vite e gjysmë stërzgjatin këto procedura kur kanë mundur të fillojnë procedurat më herët.  Nga ky gjykim edhe pse nuk i besojmë kësaj drejtësie, presim se paku që të mos vazhdojë sikur gjykimet e kaluara tek çështja e dëshmitarëve”.

“Dëshmitarët duhet të jenë të hapur s’ka nevojë të jenë të fshehur fare. Por edhe seancat nuk duhet të mbyllen për publikun përderisa këtë edhe thirren edhe shqiptimin e dënimit e bëjnë në emër të popullit, në qoftë se shqiptojnë dënime në emër të popullit është e rëndësishme që të shohë seancat publike”, tha ai.

Ai tha se populli ka treguar të dielën se nuk pranon dhe nuk pajtohet që në emër të tyre të gjykohen bijtë dhe bijat që luftuan për liri.

“Ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar si organizatë, edhe marrshi që ishte dje që ishte masovik që u përkrahë nga qytetarët, është i rëndësishme moralisht për këtë që janë në Hagë”.

“Populli ju ka tregu edhe dje që është me ta dhe nuk pranon e nuk pajtohet që në emër të popullit apo populli nuk e gjykojnë bijtë dhe bijat e tij që kanë luftuar për lirin e tij”, tha ai.

Të ngjashme