KMDLNJ e quan Kuvendin vend për pushim dhe relaksim

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ, përmes një reagimi publik ka thënë se po bëhen tri javë që Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë.

Në reagimin thuhet se përkundër se nuk mbajnë asnjë seancë, deputetë vazhdojnë të kenë përfitime të shumta, transmeton Telegrafi.

“Kemi hyrë në javën e tretë kur Kuvendi i Kosovës nuk e ka mbajtur asnjë seancë ndonëse ka pika të rendit të ditës të bartura edhe nga viti 2022. Në anën tjetër, me Rregulloren e re të Kuvendit
kemi përfitime të ndjeshme, që nga kryetari i Kuvendit i cili, përfiton thuaja 80% më shumë krahasuar me më parë.

Linja e përfitimeve përfshinë edhe nënkryetarët, deputetët dhe të tjerët puna e të cilëve ndërlidhet me Kuvendin e Kosovës. Rritja e përfitimeve në vendet normale kryesisht kushtëzohet me rritje të punës dhe përgjegjësive si dhe performancës që vlerësohet si e suksesshme ndërkaq, në rastin e Kuvendit të Kosovës kjo rritje është shkelje e standardeve minimale të moralit sepse kjo rritje është në kundërshtim të plotë me punën që e bëjnë përfituesit, të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm duke filluar nga kryetari i Kuvendit që po i prinë këtij shpërdorimi institucional, moral dhe material”, thuhet në reagim.

Të ngjashme