KMShK iu bën thirrje mediave për kujdes në raportim

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Mediave të Shkruara (KMShK) iu ka bërë thirrje mediave që të respektojnë kodin e etikës gjatë raportimit për situatën në veri të vendit.

KMShK ua sjell ndërmend mediave që të kenë kujdes në raportimin në situata të krizës, situata të ndjeshme, privatësinë dhe mbrojtjen e burimeve.

Po ashtu, KMShK iu bën thirrje mediave dhe gazetarëve që të mos zbulojnë indentitetin e personave që mund të jenë pjesë e forcave të policisë dhe të mos i publikojnë fotografitë e tyre.

KMShK e kupton qëllimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar sa më në detaje për situatën, por në të tilla raste shkilet privatësia dhe etika në raportim të drejtë dhe korrekt, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme