Koalicioni qeverisës përballet me kritika të brendshme

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren, të premten, ka reaguar ndaj paraqitjeve të këshilltarëve të caktuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në seancat e Kuvendit të Komunës, të drejtuara kundër drejtorëve të Ekzekutivit që vijnë nga radhët e Nismës, shkruan sot Koha Ditore.

Ky subjekt i ka quajtur shpifje deklarimet e disa këshilltarëve të LDK-së e LVV-së, duke kërkuar në të njëjtën kohë sjellje me përgjegjësi nga anëtarët e KK-së, bazuar në pozitën e tyre institucionale.

LVV-ja, LDK-ja e Nisma janë pjesë e koalicionit qeverisës në Komunën e Prizrenit bashkë me partitë e komuniteteve joshumicë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme