Koci: Sulmet ndaj Speciales na kushtojnë, veprimet e gabuara të saj të adresohen në Gjykatë

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka thënë se pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, duhet lënë Prokurorinë që ta bëjë punën e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se çdo sulm ndaj saj, i kushton më shumë Thaçit, Veselit sesa vetë prokurorisë.

“Çdo sulm ndaj saj, i kushton më shumë Thaçit, Veselit dhe të gjithë neve, se sa vetë prokurorisë.

Veprimet eventuale të gabuara të prokurorisë, për çfarëdo motivi, duhet të adresohen në gjykatë”, ka thënë ai.

Të ngjashme