Kokainë nga Shqipëria drejt Italisë, kapen 32 trafikantë famëkeq

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Grupi i shpartalluar ishte pjesë e një rrejti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Autoritetet italiane pas një operacioni kundër narkotikëve ka arrestuar 32 persona, të cilët merreshin me trafikim të kokainës nga Shqipëria drejt Brescias.

Operacioni i ndërmarrë nga Guardia di Finanza ka vijuar kontrollet dhe arrestimet të mërkurën si dhe mëngjesin e ditës së sotme.

Grupi i shpartalluar ishte pjesë e një rrejti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Këta trafikantë janë pjesë e tre organizatave të ndryshme kriminale të specializuara në tregtimin e drogës në disa vende të botës. Disa prej të arrestuarve janë me origjinë shqiptare, me bashkëpunëtorë natyrisht nga Italia dhe Brescia, raporton “BalkanWeb”.

Ky operacion ka nisur prej ditësh dhe deri tani kanë përfunduar në pranga mbi 50 trafikantë, janë konfiskuar 130 kg kokainë si dhe janë sekuestrua një numër i madh i pasurive të paluajtshme në Itali.

Pjesë e sekuestrimit ka qenë edhe një pikë shitjesh të makinave, e cila dyshohet se funksiononte me paratë e drogës dhe që kontrollohej prej të arrestuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme