KOMF-ja kërkon nga deputetët të votojnë projektligjin për fëmijët

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 10:57 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, raporton EkonomiaOnline.

Drejtoresha e KOMF-it Donjetë Selmani, tha se projektligji për mbrojtjen e fëmijëve ka 5 vite që është iniciuar dhe akoma nuk është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

 Ky projekt ligj ka një rëndësi shumë të madhe dhe do të ketë një ndikim shumë të mirë duke pasur për bazë gjendjen e rëndë të fëmijëve në Kosovë”

 “Në Kosovë kemi rreth 20% të fëmijëve që jetojnë në varfëri si dhe 6.8% të fëmijëve që janë të përfshirë në punë të rënda. 61.4 % të fëmijëve kanë deklaruar së kanë përjetuar dhunë në mjedise familjare qoftë fizike qoftë psikike. Vetëm 10% e fëmijëve më aftësi fizike të veçanta kanë qasje në shërbime cilësore shëndetësore apo arsim, mos të flasim edhe për raste të fëmijëve që janë të përfshira në raste me probleme me ligjin të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet”

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve u bëri thirrje deputetëve që sa më shpejt ta votojë këtë projektligj.

“Prandaj i bëjmë thirrje deputetëve të kuvendit të Kosovës ta marrin me prioritet dhe ta aprovojnë sa më shpejtë projekt ligjin për mbrojtjen e fëmijëve” tha Selmani.

Ata në fund dorëzuan edhe një shkresë zyrtare në Kuvendin e Kosovës me kërkesën që deputetët ta votojnë këtë projektligj.

Të ngjashme