Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore jep propozimet për angazhimin e ekspertëve

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 15:58 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ka diskutuar të martën rreth angazhimit të ekspertëve, raporton Ekonomia Online.

Deputet kërkuan që ekspertet të cilët do të angazhohen në këtë komision t’iu definohet qartë roli, puna e tyre dhe pagesa që do të bëhet për ta.

Deputetit i VV-së, Armend Muja, ka dhënë propozimet e tij sa i përket angazhimit të ekspertëve.

Muja ka thënë se angazhimi i anëtarëve të komisionit nuk mund të kompensohet më shumë se në dy komisione.

“Për mendimin tim, dy ekspertë nga tri ekspertiza do të ishte mjaftueshëm. Kurse sa i përket buxhetit, na duhet kalkulimi i saktë”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë të vëmendshëm sa i përket çështjes së angazhimit të ekspertëve, dhe sipas tij, ata duhet që të paguhen për punën që bëjnë.

“Ekspertët nuk vijnë në formë simbolike, duhet të jemi të vëmendshëm. Ekspertë që e bëjnë anën profesionale, atëherë edhe duhet të paguhet”, tha ai.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka kërkuar që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër që të analizohen propozimet për ekspertë.

Në fund anëtaret e këtij komisioni janë pajtuar që mbledhja të vazhdohet të hënën.

Të ngjashme